Reperi i njohur Fero dhe Arbenita Ismajli janë bërë pindër për herë të parë mëngjesin e së martës.
Çifti mirëpritën në jetë një vajzë, e cila gëzon shëndet të plotë.
Teksa Arbenita ishte ajo që e para dha lajmi, ka qenë së fundmi edhe vet reperi nga Gjilani ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një imazh, pak pasi përjetoi ndjenjën e të bërit prind.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani publikoi një footgrafi me Arbenitën, dhe vajzën e tyre të porsalindur në krah.
Ai zbuloi se dyshja kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre me emrin Nina, i cili rrjedh nga hebraishtja, dhe domethënë ‘Zoti ishte i hirshëm ka treguar favor’, ndërkohë që në gjuhën spanjolle ka kuptimin vajzë e vogël.
“24.02.21, Faleminderit Allah, princesha Nina”, shkroi Fero në mbishkrimin e fotografisë.
I njëjti publikoi në InstaStory edhe shiritin e bebes, duke treguar të dhënat e saj të lindjes. /Telegrafi/