Telegrafi

Fero dëshmon se si Arbenita nuk ia ka kthyer mesazhet Neymarit kur ai i shkroi gjatë kohës sa ky ishte në burg

Muaj më parë ishte bërë temë në mediat rozë një flirt mes Arbenita Ismajlit dhe futbollistit të famshëm botëror, Neymar.

Ky i fundit i kishte dërguar një emoji dashurie në InstaDirect bukuroshes shqiptare, gjë që kshte ngritur dyshimet për një “tradhti” të mundshme ndaj Feros.

Mirëpo me t’u liruar nga burgu, Fero është lajmëruar në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një video, duke dëshmuar se si Neymar i ka shkruar në InstaDirect Arbenitës, por kjo e fundit nuk ia ka kthyer, duke ia lënë vetëm “seen”.

“Mediat”, ka shkruar reperi gjilanas në mbishkrimin e fotografisë, duke hequr kështu dyshimet se Arbenita ka pranuar të flirtojë me mesazhe, me futbollistin brazilian.

Fero përndryshe gjatë ditës publikoi një fotografi të vizës së tij për në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka treguar se për pak kohë po largohet nga Kosova. /Telegrafi/

Foto: Fero/InstaStory