Telegrafi

Fero me dedikim me Arbenita Ismajlin: Do të dua gjithmonë

Fero dhe Arbenita Ismajli janë komentuar shpesh në rrjetet sociale e faqet rozë për raportin e tyre.

Ndonëse të martuar prej vitesh, ata shpesh janë përfolur për uljet dhe ngritjet në këtë marrëdhënie.

Sido që të jetë, çifti shihet se janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit pavarësisht thashethemeve.

Foto: Screenshot/Instagram

Fero kësaj radhe ka shpërndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij.

Lexo po ashtu Fero dëshmon se si Arbenita nuk ia ka kthyer mesazhet Neymarit kur ai i shkroi gjatë kohës sa ky ishte në burg

“Do të dua gjithmonë”, ka shkruar ai duke etiketuar modelen nga Maqedonia.

Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur Nina, që erdhi në jetë në vitin 2020.

Të njëjtit në po atë vit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe aktualisht jetojnë në Gjilan. /Telegrafi/