Site icon Telegrafi

Fero bëhet romantik, publikon fotografi me dedikim për të dashurën e tij

Fero dhe Arbenita Foto: Arkiv

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet me emrin artisik, Fero, momentalisht është duke e shijuar suksesin e albumit të tij më të ri “Self Loyalty”.

Ky album, i cili u lansua ditë më parë në platformën Spotify, u prit shumë mirë nga publiku.

Artisti shqiptar njëherësh është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale dhe në koleksionin e tij nuk mungojnë as imazhet me të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Fero së fundmi ka publikuar një fotografi pranë të dashurës në InstaStory, të cilët duket se po kalojnë kohë të mirë me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Fero publikon listën e këngëve të albumit të ri "Self Loyalty"

“Gruaja ime më e mira në botë”, është përshkrimi sipër fotografisë së përbashkët të tyre.

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Të njëjtit po vazhdojnë të qëndrojnë gjithnjë së bashku, derisa Arbenita shpesh udhëton për në Gjermani, për të qenë më afër partnerit.

Në anën tjetër, Fero tash e disa muaj është zhvendosur në Berlin për të jetuar – aty ku edhe ka hapur studion e tij muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version