Telegrafi

Fernando Santos merr drejtimin e Polonisë: Nga tani jam polak

Fernando Santos do të jetë përzgjedhës i Polonisë, ndërsa është prezantuar edhe para mediave.

Veterani portugez vlerësoi futbollin polak dhe historinë e përfaqësueses së këtij vendi.

“Dëshiroj të falënderoj presidentin që më besoi mua dhe kolegëve të mi. Është nder i madh për ne, sepse po flasim për një vend të madh, me një histori dhe kulturë jashtëzakonisht të rëndësishme. Edhe Polonia ka një histori që ka lënë mbresa te brezi im”.

“E kam ndjekur prej vitesh. Ndeshjet kundër Polonisë kanë qenë gjithmonë shumë të vështira. Kombëtarja ka kaq shumë lojtarë me cilësi të lartë, është ndër më të mirat në botë. Është nder për mua ta vazhdoj karrierën time në një vend kaq të madh. Nga sot unë jam një polak, jam një nga ju. Do të bëjmë gjithçka për t’u sjellë shumë gëzim polakëve”.

“Do të duhet shumë punë, por ne jemi gati. Do të jetoj në Varshavë, dua të njoh vendin, kulturën dhe mentalitetin e polakëve. Kontakti me njerëzit është shumë i rëndësishëm për mua. Duhet të krijojmë kushtet, zakonet për të punuar së bashku dhe ky është projekti im”, ka thënë Santos.

Polonia luajti në kampionatin e fundit botëror ku kaloi fazën e grupeve, por në 1/16 u eliminua nga Franca./Telegrafi/