Ylli i Manchester Cityt, Fernandihno, nuk dëshiron më të jetë pjesë e kombëtares braziliane, por jo për arsye sportive, por shkaku i kërcënimeve të mëdha që i ka marr familja e tij.
Ai gjatë humbjes 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale, shënoi një autogol.
Pas kësaj ai ka marr shumë ofendime të rënda në rrjetet sociale, gjithashtu ia kanë kërcënuar edhe familjen.
Nëna e tij e ka mbyllur profilin në Instagram për shkak të komenteve të shumta drejt saj.
Për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve, Fernandinho ka vendosur të mos luajë më për Selecaon.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Brazilit, Tite gjatë një interviste të tij.
“Lojtari i parë që doja të telefonoja pas Botërorit ishte Fernandinho”.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai i ka premtuar familjes që nuk do të luajë më me ne për shkak të kërcënimeve”, ka thënë Tite.
Trajneri i ka kërkuar lojtarit që ta mendojë edhe një herë vendimin e tij dhe të flas me familjen. /Telegrafi/