Ishte skuadra e Trepçës ajo që mbylli ‘tregun’ e saj duke shtuar në skuadër shërbimet e amerikanit, Amaurys Fermin.
Ky i fundit u bashkua me mitrovicasit si basketbollist i lirë, pasi paraprakisht ishte menduar se do të kalonte te prishtinasit e RTV 21-shit. Njëherësh, Fermin arriti ta mposhtë konkurrencën e amerikanit tjetër, Alan-Michael Thompson, duke siguruar pozitën e organizatorit te klubi kampion i vitit 2012.
E në ditën e fundit të afatit kalimtar veror edhe skuadra e 21-shti regjistroi përforcimin e fundit. ‘Teleboysat’ siguruan shërbimet e qendrës amerikane, Jon Pack. I gjatë 2.10 metra, Pack u bashkua me prishtinasit nga skuadra amerikane, South Carolina Warriors. /Tribuna/Telegrafi/