Site icon Telegrafi

Fermerit nga Mitrovica i digjen tre hektarë arrë: Zjarrin e shkaktoi dora e njeriut

Zjarri që pasditen e së dielës kaploi Kushtovën e Vllahisë ka shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore të fermerëve të prekur nga ky zjarr.

Një nga fermerët i cili e pësoi nga ky zjarr është edhe Nexhat Brahimi,  të cilit ara e mbjellë me tre hektarë arrë iu bë shkrumb, kurse dëmi i saj llogaritet të jetë 15 mijë euro

Brahimi tregoi se si u lajmërua për djegien e arës teksa dyshon se zjarri u shkaktua nga dora e njeriut.

“Kam pas të mbjellura tre hektarë arrë dhe jam dëmtuar goxha shumë në vlerë prej 15 mijë eurove. Nuk e di se kush e ka shkaktuar zjarrin, më ka lajmëruar një kushëri dhe kur erdha në arë kishin qenë zjarrfikësit, policia por që ishte e pamundur shuarja e zjarrit”, tha ai në Klan Kosova.

“Pronat tjera nuk janë dëmtuar, vetëm prona ime ka qenë e mbjellur me arra mendoj se shkaktar i zjarrit është njeriu. Këtë ma kanë thënë edhe zjarrfikësit që kanë qenë këtu por se kush mund të jetë ai nuk e di”.

Fermeri mes tjerash kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që të ndihmohen të gjithë fermerët që janë dëmtuar nga zjarret.

Exit mobile version