Telegrafi

Fermerit nga Leshani i ngordhin 60 dele, inspektorët i japin vërejtje për kushtet ku i mban kafshët (Video)

Për dy javë, Arben Kryeziut nga Leshani i Suharekës, i ngordhën 60 dele.

Për këtë rast inspektorët komunalë të Suharekës, shkuan të shohin nga afër gjendjen dhe fermën e Kryeziut.

Njëri nga inspektorët tha për Klan Kosova, se kushtet ku ky fermer i mbanë kafshët, janë të dobëta.

“Është keqmenaxhim i fermës, dhe mungesë e ushqimit të kafshëve. Dhe për shkak të kushteve klimatike ka ardhur deri te ngordhja. I kemi ndihmuar me mjete materiale dhe ushqime”, deklaroi njëri nga inspektorët.

Se ngordhja e deleve kishte ardhur për shkak të kushteve të dobëta, e thanë edhe veterinarët.

Në raportin e tyre thuhet se delet nuk e kanë përballuar të ftohtin, si dhe ushqimin jocilësor.

Të gjitha këto pretendime të inspektorëve dhe veterinarëve, Arben Kryeziu po i cilëson si mashtrime dhe gënjeshtra.

Për këtë rast, është paralajmëruar se do të bëhet edhe obduksion i kafshëve të ngordhura. /Telegrafi/