Për pak ditë në fermën e Qëndrim Hoxhës në Prizren ngordhen 12 krerë lopë.
Pronari po dyshon se shkaktar i ngordhjes së bagëtive u bë ushqimi i tyre, njofton Klan Kosova.
Hoxha thotë se nga 38 krerë lopësht tash i kanë ngelur 26 sosh, kurse edhe një lopë tjetër është në gjendje kritike.
Edhe veterinarët dyshojnë se shkaktar i ngordhje së lopëve është ushqimi jo adekuat i tyre.
Komuna premtoi se ky fermer do të ndihmohet pas asaj që i ndodhi.