Telegrafi

Fermeri që Blero e bëri këngëtar (Video)

Zëri i tij ka goditur menjëherë në dëgjim të parë tek këngëtari Blero.

Fjala është për Ismet Balaj, i cili ka debutuar së fundmi në tregun muzikor me projektin “Mos qaj”.

Përpara se t’i futet muzikës, ai ka qenë një fermer, dhe këngën e tij të parë në YouTube e ka publikuar me po të njëjtën nofkë, si “Fermeri”.

Ky këngëtar, ka marrë përkrahje të madhe nga Blero, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën e tij të re, ndërsa së fundmi e ka marrë edhe nën menaxhim. /Telegrafi/