Site icon Telegrafi

Fermeri që arriti mbi 8000 kilogramë grurë për hektarë

Për vetëm 10 ditë, kanë përfunduar korrje – shirjet në komunën e Rahovecit, të cilit kanë filluar më 4 korrik, dhe ku kanë qenë të angazhuar 55 autokombajna, 39 nga komuna e Rahovecit dhe 16 nga komuna tjera.

Selami Mashukut, zyrtar për lavërtari në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tha se gruri është korrur në sipërfaqe prej 2800 hektarë.

“Rendimenti është më i ulët në krahasim me vitin e kaluar, shkaku i kushteve klimatike jo të volitshme, me mesataren e rendimentit 3500 kg për një hektar. Por, përkundër kushteve jo të mira klimatike, është shënuar edhe rekordin e jashtëzakonshëm. Fermeri Selman Sylejmani nga Pataqani i Ulët ka arritur të korrë 8100 kg për një hektar, por me një farë mjaft të shtrenjtë e cila ka ardhur nga Italia”, thotë Mashuku.

E gjithë fushata e korrjeshirjeve, në nivel të komunë së Rahovecit ka kaluar pavështirësi dhe paasnjë problem. /Telegrafi/

Exit mobile version