Telegrafi

Fermeri polak që refuzoi ta shesë tokën e tij, kryen korrjen te fusha e rrethuar nga blloqet e apartamenteve

Ky është momenti kur një fermer polak korr fushën e tij të rrethuar nga blloqe apartamentesh pasi refuzoi të shesë tokën e tij tek zhvilluesit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë Michal Myslowski duke nxjerrë kombajnën e tij në një fushë vetëm disa metra larg pronave fqinje në Lublin të Polonisë.

Fermeri tha se banorët janë ‘dakord’ me situatën e çuditshme dhe se “e kuptojnë se ai ka punë për të bërë”, derisa një vendas madje komplimentoi pamjen.

Për më tepër edhe përdoruesit e medieve sociale kanë reaguar ndaj video, e cila kohëve të fundit u bë virale në internet, duke lavdëruar fermerin, dhe duke thënë se është ‘shumë mirë nga ana e tij’. /Telegrafi/