Ngjarja është regjistruar në Cumbria të Britanisë së Madhe, kurse videoxhirimi tregon kafshën e pambrojtur, teksa shqyhet nga tre qen të ashpër, transmeton Telegrafi.
Këtë sulm e kishte nxitur Dean Quirk, që është edhe pronari i fermës që ndodhte në Baroë.
Mashkulli 26-vjeçar ka pranuar para gjykatës se i ka nxitur qentë të sulmojnë delet dhe nuk ka bërë asgjë që të ndalojë sulmin e tyre.
Vendimi për dënimin eventual do të kuptohet më gjashtë maj, ndërsa fermeri rrezikon deri në 30 javë burg, për abuzim me kafshë. /Telegrafi/