Site icon Telegrafi

Fermeri nga Uganda me 102 fëmijë, 12 gra dhe 568 nipër thotë se nuk do ta rrisë më numrin e anëtarëve për shkak të kostos së jetesës

Një fermer nga Uganda, i cili ka 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa nga 12 gra, më në fund ka vendosur të ndalojë rritjen e familjes së tij.

Musa Hasahya, 67 vjeç, tani iu ka kërkuar grave të tij që të përdorin hap parandalues në mënyrë që të kenë mundësi të blejnë ushqim për të ngrënë, transmeton Telegrafi.

“Të ardhurat e mia janë bërë gjithnjë e më të ulëta me kalimin e viteve për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe familja ime është bërë gjithnjë e më e madhe”, tha ai.

“U martova me njërën pas tjetrës. Si mund të jetë i kënaqur një burrë me një grua’, sipas The Sun.

Musa Hasahya

Hasahya dhe familja e tij jetojnë në Lusaka në Ugandë. Në këtë shtet poligamia është e ligjshme.

Ai tha se të gjitha gratë e tij jetojnë në të njëjtën shtëpi në mënyrë që ai të mund t’i ‘monitorojë’ ato, duke i penguar ata të arratisen me burra të tjerë.

Gruaja e tij më e re, Zulaika, nënë e 11 fëmijëve të tij, tha:

‘Unë nuk do të bëjë më fëmijë. E kam parë situatën e keqe financiare dhe tani po marr pilulën e parandalimit të shtatzënisë’.

Rreth një e treta e fëmijëve të Hasayha-s, të moshës nga gjashtë deri në 51 vjeç, jetojnë me të në fermën e tij.

Fëmija i tij i madh është 21 vjet më i vjetër se gruaja e tij më e re. /Telegrafi/

Exit mobile version