Një fermer nga fshati Shtiqen ka marrë lopën e tij të sëmurë me Dermatozë Nudelare dhe e ka dërguar në Kukës në Drejtorinë e Bujqësisë.
Përballë kamerës së ABC News, fermeri Sokol Tërshalla tha se lopa e tij është e sëmurë dhe nuk ka marrë ndihmë nga drejtoria përkatëse.
Për këtë arsye ai ka thënë se e ka dërguar lopën në drejtori si dhuratë për ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti.
Fillimisht Dermatoza nodulare u shfaq në zonat kufitare të Maqedonisë e Kosovës, por që shumë shpejt gjunjëzoi kryesisht fshatrat e veriut të Shqipërisë.