Telegrafi

Fermeri mblodhi dhitë, u premtoi ushqim të bollshëm nëse i sjellin më shumë profit (Video)

Mbledhja e fermerit të njohur vetëm me mbiemrin Li, e zhvilluar në një pjesë periferike në Gansu të Kinës, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Konferenca për ‘strategjitë e përfitimeve strategjike’ ku ai iu kërkon dhive që të sjellin në jetë sa më shumë keca, është shumë komike dhe iu pëlqeu të gjithëve, transmeton Telegrafi.

“Ushqimi do të jetë i bollshëm dhe pa fund, po që se ju më sillni profit, me më shumë qumësht” ka thënë Li, derisa qëndronte para magnetofonit.

Derisa familjarët e tij qeshnin në sfond, ai e përmbyllim mbledhjen e pazakontë, duke i këshilluar dhitë të kenë kujdes, sepse kecat e vegjël po mësojnë prej tyre. /Telegrafi/