Site icon Telegrafi

Fermeri lyen delet me të kuqe për të mos ia vjedhur

John Heard ngjyrosi 250 delet në përpjekje për ta shpëtuar kopenë nga hajnat. “Kopeja duket e çuditshme por ia ka vlejtur pasi sivjet nuk kam humbur asnjë dele”, thotë Heard, i cili tha se më shumë se 200 dele ia kishin vjedhur viteve të fundit.

“Kjo metodë funksionon pasi është shumë lehtë të dallosh delet dhe kjo ma lehtëson punën mua dhe fqinjëve të mi për t’i ndarë delet”. Ngjyra jo helmuese pas një kohe hiqet vetvetiu, të cilat shikohen me habi nga kalimtarët e rastit derisa shohin tufën duke kullotur në veri të Dartmoorit në Devon, shkruan Metro. /Telegrafi/
 

Exit mobile version