Telegrafi

Fermeri iu kundërvu një çifti, që hodhën dy kova dhe në skaj të pronës së tij (Video)

Ngjarja që ndodhi në një fermë të Skocisë, e ka ndarë opinionin, pasi konsiderohet se fermeri e teproi me një çift që hodhi dhe në një skaj të pronës së tij.

Derisa shfaqej shumë agresiv, ai u kërkoi ta mblidhnin prapa atë që hodhën, megjithëse ishte masë prej dheu të papërzier me diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Derisa i kërkonin falje dhe provonin të shpjegonin, fermeri përdorte fjalë ofenduese dhe i shante ata, pa llogaritur se masa që hodhën nuk ishte e dëmshme.

“Këto nuk janë mbeturina, pse të mos shtohet dhe në një hapësirë që përdoret për mbjellje”, ishte një prej komenteve.

Në anë tjetër, nuk janë të rralla rastet kur njerëzit shfrytëzojnë tokat e pashfrytëzuara, që t’i mbushin me mbeturina. /Telegrafi/