Site icon Telegrafi

Fermeri: Domatet i lyejmë me kompresor, ku ka këtu kontroll (Video)

Emisioni BOOM ka sjellë një dëshmi tronditëse të një fermeri për produktet bujqësore që ne hamë. Ai pohon me gojën e tij se domateve dhe kastravecëve i bëjnë hormone ose i lyejnë me kompresor në mënyrë që produkti të rritet dhe të piqet shpejt. Ai thotë se brenda 24 orëve domatja skuqet dhe shkon direkt për konsumim.

Fermeri: Trangujt, ne e tresim urenë atje dhe hedhim në darkë dhe të nesërmen mbrëma ne e vjelim. Spinaqin nuk e ha dot, ku kemi më kontroll ne. Ne e pjekim me zor domaten. Pse pak po vdesim ne!

Gazetarja: Janë të shtrenjta këto helme për domaten?

Fermeri: Pa të shtrenjta por ja vlen, se nuk e pjek dot ti.

Gazetarja: Ajo domatja që i hedhin këtu hormone…

Fermeri: Është keq edhe kjo që lyen kokrra, është tjetër ajo me hormone. I kapim kokërr më kokërr dhe i bëjmë me petrogaz

Gazetarja: Po nga ministria e Bujqësisë nuk vijnë ekspertë?

Fermeri: Po ku janë? Mua nuk më ka ardhur njeri te sera

Gazetarja: Po domatja sa kohë bëhet kur i hedh këtë hormonin?

Fermeri: Brenda 24 orëve skuqet e gjitha. Kur e pret domaten ti jashtë është e kuqe, brenda është me fara të bardha

Gazetarja: Po si ta dalloj?

Fermeri: Hape, po ti këtë farat jeshile mos e merr. /Telegrafi/

Exit mobile version