Site icon Telegrafi

Fermeri dhuron “spektakël” me dymijë pulat e tij, formojnë numrin 70

Një fermer është bërë sensacion në internet duke arritur që me dymijë pulat e tij të bëjë numrin “70” – që asocion në 70 vjetorin e festës kombëtare të Kinës.

Ai këtë gjë e ka dokumentuar me një video të realizuar në qytetin kinez Longnan, ku shihet se si përmes ushqimit i josh pulat me ushqim të cilin ua hedh në formë të numrit 70, transmeton Telegrafi.

Fermeri Shang Yukang kishte dhuruar “spektakël” me pulat e tij, të cilat e ndiqnin ngado që lëvizte. Ato dukeshin sikur po bënin koreografi.

E për ta shprehur dashurinë për atdheun, Shang mendoi një ide brilante për ta shënuar këtë festë kombëtare. /Teelegrafi/

Exit mobile version