Fermerët skocezë i kanë bërë nderimet e tyre mbretëreshës duke u rreshtuar pranë rrugës ku po kalonte kortezhi me trupin e saj me dhjetëra traktorë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata u rreshtuan në të dy anët e rrugës ndërsa kortezhi kalonte nëpër fshatin Aberdeenshire në rrugën e tij për në Edinburg.
Arkivoli i mbretëreshës u largua nga Balmoral me një Mercedes Benz të zi për të filluar udhëtimin gjashtë-orësh drejt Pallatit të Holyroodhouse, rezidenca zyrtare skoceze e monarkut.
Kështu, kortezhi i gjashtë automjeteve kaloi me një ritëm madhështor përtej rreshtit të automjeteve shumëngjyrëshe bujqësore në pjesën e parë të udhëtimit nga Balmoral në Aberdeen.
Disa i kishin ngritur “ngarkuesit e përparmë” në shenjë përshëndetje, ndërsa arkivoli i Mbretëreshës, me një kurorë me lule të bardha sipër, kalonte pranë. /Telegrafi/