Site icon Telegrafi

Në Shqipëri fermerët gjatë protestës përplasen me policinë

Fermerët në Lushnje që janë mbledhur për të protestuar te rrethrrotullimi i Plugut, në hyrje të qytetit janë përplasur me forcat e policisë.

Ata janë ulur këmbëkryq në rrugën kryesore, duke e bllokuar atë dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve që shkojnë në drejtim të jugut të vendit.

Fermerët janë pajisur me pankarta ku tregojnë qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.

“Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.

-Instrument për formalizim.

-Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale.

-Lufton korrupsionin dhe burokracinë

-Stimulon suksesin, lufton parazitizmin

-Garanton efektshmëri të shpenzimit

-Zero kosto implementimi“, shkruhet në një nga pankartat që fermerët mbajnë në duar. /tch/

Exit mobile version