Telegrafi

Fermerët : Nuk kemi treg për prodhimet

Çmimet e shitjes kanë rënë ndërsa këtë vit nuk ka as tregtarë të huaj që të blejnë prodhimet e tyre si më parë. Çmimet e shitjes në një treg të fermerëve në Lushnjë janë gati tre herë më të ulëta se çmimet e shitjes në tregun me pakicë. Kjo situatë pothuajse i ka nxjerrë me humbje të mëdha prodhuesit e Lushnjës dhe Divjakës.

Fermeret thonë se këtë vit ka shumë më pak tregtarë nga Kosova që vijnë dhe furnizohen me prodhimet e stinës në Myzeqe. /Telegrafi/