Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë mbajtur sot një takim informues më fermerët e Komunës së Podujevës lidhur me grandet dhe zbatimin e Programit për bujqësi për vitin 2017.
Në takimin e mbajtur sot në Sallën e Kuvendit Komunal në Podujevë, ku ishin të pranishëm një numër i madh e fermerëve, zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka informuar fermerët me Programin për bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2017.
Në këtë aspekt zëvendësministri Januzi ka informuar fermerët për investimet në asetet fizike në ekonomike bujqësore, investimet në asetet fizike të përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore si dhe diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
Me këtë rast zëvendësministri Januzi ka folur për sektorët e përzgjedhur për subvencionim të fermerëve dhe vlera e pranueshme e përkrahjes nga MBPZHR.
Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë nga MBBZHR dhe Drejtoria Komunale e Bujqësisë, të cilët i kanë informuar fermerët në detaje lidhur me mënyrën dhe afatet e aplikimit për grande. /Telegrafi/