Telegrafi

Fermerët grekë i shkaktojnë dëme ekonomike edhe fqinjëve

Në pikëkalimin kufitar Promahona me Bullgarinë është krijuar një varg i gjatë prej kilometrash të tëra nga kamionët e stacionuar në të dy anët e kufirit. “Këtu në Promahona mbizotëron një kaos, kamionët janë të bllokuar me ditë të tëra,” thotë një shofer.

Edhe ato mjete transporti që lejohen të kalojnë herë pas here i presin bllokime të tjera në rrugën Egnatia, përmes sëcilës bëhet pjesa më e madhe e transportit lindje-perëndim.

Të njëjtat probleme edhe në pikëkalimet kufitare të Kapshticës me Shqipërinë dhe Niqi me Maqedoninë, që deri tani mbyllen dhe hapen përkohësisht.

Kryeministri bullgar Borisov, kërkoi ndërhyrjen e Komisionit Evropian duke bërë fjalë për 3 milion euro dëme në ditë për Bullgarinë dhe i telefonoi edhe homologut të tij grek Papandreu.

Qeveria dhe vetë kreu i saj Papandreu i ftojnë fermerët në dialog duke bërë të qartë se nuk mund të plotësohen kërkesat e tyre prej 1 miliardë euro. Fermerët insistojë në kërkesat e tyre për akordim të subvencioneve, ngrirjen e borxheve dhe uljen e kostos së prodhimit dhe shtojnë përditë pikat e bllokuara që arritën në 25.