Blegtorët dhe fermerët në Lushnje janë ngritur në protesta, kundër skemës së TVSH që u ka bllokuar grumbullimin e qumështit.
Ata kanë bllokuar rrugën nga Rotondo e Savrees deri tek Rotondo e Plastmasit. Ndërsa paralajmëruan se do derdhin qumështin në formë proteste.
Fermerët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për rimbursimin e TVSH-së.
Ata mbajnë në duar pankarta kundër rritjes së çmimit dhe kërkojnë subvencione nga qeveria për bujqësinë.
Prej dy ditësh grumbulluesit dhe agropërpunuesit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit për shkak të vendosjes së TVSH-së prej 6 %.
Grumbulluesit e qumështit duhet të paguajnë taksën 20% në momentin që tregtojnë produktet e tyre.
Fermerët dhe agropërpunuesit thonë se ky ndryshim i skemës i çon të dyja palët në faliment, ndaj kërkojnë ndryshimin e saj.
Policia ndërkohë ka marrë masa të forta sigurie për të shmangur problematikat me bllokimin e rrugës kombëtare apo incidente të tjera./Ora News/Telegrafi/