Site icon Telegrafi

Fermerët bllokojnë kufirin midis Spanjës dhe Francës në shenjë proteste pak para zgjedhjeve të BE-së

Në një përpjekje të koordinuar, rreth njëqind traktorë kanë bllokuar kufirin midis Spanjës dhe Francës.

Bëhet e ditur se traktorët kanë bllokuar shtatë pika kryesore të kalimit që shtrihen nga rajoni Basque në Kataloni.

Kjo formë proteste ka shkaktuar sërish kaos trafiku, në një mesazh drejtuar eurodeputetëve vetëm disa ditë para zgjedhjeve të ardhshme të BE-së, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Autoritetet kanë njoftuar ndërprerje të mëdha dhe kanë inkurajuar shoferët të shtyjnë udhëtime e tyre ose të përdorin mjete tjera transporti.

Ndryshe, protestat e fermerëve kanë prekur Evropën prej muajsh.

Punëtorët po mblidhen të protestojnë kundër rritjes së kostos së energjisë, si dhe po bëjnë thirrje për siguri më të madhe ushqimore për produktet që hyjnë në Evropë.

Gjithashtu, ata kërkuan që ligjvënësit e BE-së të zbatojnë një ligj evropian që favorizon produktet vendase. /Telegrafi/

 

Exit mobile version