Telegrafi

Fermë kanabisi në Berat: Shkon në 105 numri i të ndaluarve, prej tyre 95 gra që merreshin me pastrimin lëndës narkotike

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë në fshatin Drenovicë, të njësisë administrative Kutalli në Berat.

Shkon në 105 numri i të ndaluarve, ku 95 janë gra nga Kamza, Shkodra e qytete të tjera nga veriu që ishin marrë për të pastruar lëndën narkotike.

Në këtë operacion morën pjesë gjashtë grupe  FNSH dhe një grup RENEA.

Gratë janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike, ndërsa operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pas informacionit se në njësinë administrative Kutalli të Beratit ishte kultivuar drogë.

Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt Drejtorisë së Beratit.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit, raporton tch.