Ferma britanike që mban Rekordin Botëror Guinness për mozaikun më të madh të kungujve zbuloi artin e këtij viti.
Fermeri Ian Nelson nga Sunnyfields Farm, pranë Totton, Hampshire, tha se njerëzit votuan për ta shndërruar në mozaik personazhin e luajtur nga Michael Keaton në filmin e Tim Burton të vitit 1988 dhe vazhdimin e këtij viti, përcjell Telegrafi.
“Ka mbi 10,000 kunguj në mozaik, u deshën rreth 50 orë planifikim në letër dhe më pas e ndërtuam atë brenda një dite me 15 persona”, tha Nelson.
“Të gjithë kungujt në mozaik janë të ngrënshëm dhe janë të njëjtët kunguj që kemi nëpër fusha që vizitorët mund t’i marrin, t’i vendosin në karrocën e tyre dhe t’i blejnë për t’i çuar në shtëpi”, shtoi ai. /Telegrafi/