Përmirësimi i Real Madridit këtë sezon vjen me kthimin e Ferland Mendyt në ekip, ku nuk kanë pësuar asnjëherë kur ai ka luajtur.
Lëndimi e mbajti atë jashtë në fillim të sezonit, por ai u rikthye më 19 tetor ndaj Shakhtar Donetsk dhe ka nisur çdo ndeshje që atëherë, përveç udhëtimit në Elche , kur ai hyri në fushë për 25 minutat e fundit.
Gjatë 15 paraqitjeve të tij deri më tani këtë sezon, Mendy ka fituar 13 dhe dy barazime, ndërsa skuadra ka pranuar vetëm shtatë gola në këtë ecuri.
Para kthimit të tij, Los Blancos shënonin 1.2 gola për ndeshje, me 12 të pësuar në 10 paraqitjet e para të sezonit.
Mungesa e tij në humbje e bën Mendy unik, pasi asnjë lojtar tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës nuk e ka shmangur humbjen në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, kur ka bërë të paktën 14 starte.
Vetëm tre lojtarët kanë humbur vetëm një herë këtë sezon, Andy Robertson (Liverpool), Mason Mount (Chelsea) dhe Keylor Navas (PSG).
Janë 759 lojtarë nga La Liga Santander, Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, të cilët kanë pasur të paktën 14 ndeshje këtë sezon, por Mendy është i vetmi që mbetet i pathyeshëm. /Telegrafi/