Telegrafi

Fërkojeni gishtin tregues një minutë dhe vështrojeni se çka do t’i ndodhë organizmit tuaj. Do të befasoheni me rezultatin!

Gishti i madh i dorës është i lidhur me zemrën dhe mushkëritë. Kur hetoni të dridhura apo kur nuk mund të ngopeni me frymë, bëni masazh gishtit të madh dhe ngadalë tërhiqeni nga ana e jashtme.

Bëni masazh gishtit tuaj tregues nëse keni probleme me shpretkën apo dhembje në stomak, transmeton Telegrafi.

Masazhi i gishtit të mesëm do t’ju ndihmojë kundër krupës në stomak gjatë drejtimit të veturës dhe insomnisë.

Problemet me gjumin mund të tregojnë edhe probleme me qesen e zemrës, masazhi i gishtit të mesëm do të duhej të ndihmonte në këtë rast.

Nëse keni probleme me migrenën apo me dhembjet në qafë, masazhi i gishtit të unazës do të duhej të ndihmonte.

Dhembjet e muskujve të qafës dhe migrena mund të shfaqen për shkak të qarkullimit të dobët, ndërkaq me masazhin e këtij gishti mund t’i ndihmoni vetes. /Telegrafi/