Site icon Telegrafi

Fërkime, faulle teknike dhe shumëçka në takimin e fituar të Warriors kundër Thunders (Video)

January 5, 2015; Oakland, CA, USA; Oklahoma City Thunder guard Russell Westbrook (0) dribbles the basketball against Golden State Warriors guard Stephen Curry (30, left) during the third quarter at Oracle Arena. The Warriors defeated the Thunder 117-91. Mandatory Credit: Kyle Terada-USA TODAY Sports

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Padyshim që përballja kryesore mes Oklahoma City Thunders dhe Golden State Warriors.

Megjithëse është prit një rivalitet i madh mes këtyre dy ekipeve, nënkampioni aktual i NBA-së Golden State ka fituar më lehtë se që është pritur duke triumfuar me rezultat të thellë 111:95.

Klay Thompson ishte basketbollisti më i mirë tek ekipi fitues duke shënuar 34 pikë në një ndeshje të tensionuar, të përcjell me ofendime dhe faulle teknike, transmeton Telegrafi.

Stephen Curry mbylli ndeshjen me 23 pikë ndërsa Kevin Durant nuk u paraqit shkaku i lëndimit.

Te Oklahoma më i mirë ishte Victor Oladipo me 17 pikë duke lënë në hije basketbollistin më të mirë të skuadrës Russell Westbrook, i cili realizoi 15 sosh.

Pas kësaj, Golden State ka 56 fitore dhe 14 humbje ndërsa Oklahoma regjistroi humbjen e 30 kundrejt 40 fitore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Atlanta Hawks 90:105 Charlotte Hornets

Washington Wizards 102:110 Boston Celtics

Denver Nuggets 124:125 Houston Rockets

New York Knicks 105:114 Los Angeles Clippers

Indiana Pacers 107:100 Utah Jazz

https://www.youtube.com/watch?v=isvhj8oAsuk

Los Angeles Clippers 114:105 New York Knicks

https://www.youtube.com/watch?v=ifEf-0y8dSA

Exit mobile version