Ferizaj ka triumfuar 2-1 në shtëpi përballë Dukagjinit në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ferizaj kaloi në epërsi qysh në minutën e 21-të, kur Abdeen Abdul shënoi falë një gabimi nga mbrojtja e mysafirëve që prishi kurthin e pozicionit jashtë loje.
Altin Merlaku më pas lëshoi një goditje të fuqishme nga 16 metra në minutën e 42-të, por që Jovanovski nuk ishte i shqetësuar me topin që përfundoi jashtë.
Në minutën e 45+1-të, Edon Sadriu dyfishoi epërsinë e Ferizajt, duke ikur edhe ky nga gracka e pozitës jashtë loje të vendosur nga Dukagjini.
Pjesa e dytë ishte disi më e heshtur, por që Dukagjini ia doli të siguronte një fund dramatik.
Altin Merlaku shënoi në minutën e 83-të për 2-1, duke bërë që ndeshja të kishte më shumë tension.
Por, Ferizaj ia doli ta menaxhonte shumë mirë situatën, për të rrëmbyer pikët e plota.
Pas javës së tetë, Ferizaj ka arkëtuar shtatë pikë, një më shumë se Dukagjini që është në vendin e nëntë. /Telegrafi/