Qyteti i Ferizajt po bëhet gjithnjë e më i njohur për nga murale e tij. Deri më tani, mbi 100 murale janë realizuar në të gjithë qytetin,.
Artistja e njohur Lebibe Topalli ka ndarë në profilin e saj në Facebook disa fotografi të muraleve, teksa ka ka pohuar se synimi i saj dhe i ekipit të saj ka qenë që Ferizaj të njihet si “Qytet i Muraleve”.
“A e dini se në Ferizaj janë realizuar më shumë se 100 murale? Qëllimi ynë ka qenë dhe është që Ferizaj të identifikohet si ‘Qytet i Muraleve’ duke e shndërruar qytetin në një Galeri të Hapur Urbane”, shkruan Topalli.
Realizimi i këtyre projekteve përpiqet të rritë ndërgjegjësimin dhe vlerësimin për artin e muralit.
Me ndihmën e artistëve si Topalli, Ferizaj po shndërrohet në një qendër të re të kulturës së artit urban në Kosovë./Telegrafi/