Telegrafi

Ferizaji i bashkohet Istogut në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll

Klubi i hendbollit të femrave, Ferizaj, ka fituar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës përballë hendbollisteve të Samadrexhës.

Ferizaj të shtunën fitoi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultatin 24:19 dhe tashmë ka avancuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja e cila u zhvillua në palestrën “Karagaçi” në Pejë, i takoi tërësisht hendbollisteve nga Ferizaji të cilat nuk e vunë në dyshim në asnjë moment fitoren.

Me shtatë gola te Ferizaj u dallua Sabrina Mar Mirinigo, ndërsa me nga katër gola kontribuan edhe Anja Bojaniq dhe Amanda Caroline Stein.

Te Samadrexha, Rabia Oz dhe Sevdanur Ozkan patën nga katër gola të shënuar, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Ferizaj dhe Istogu në finale të Kupës së Kosovës takohen nga ora 15:00, në palestrën “Karagaçi”./Telegrafi/