Site icon Telegrafi

Ferizajasi i vrarë në Siri ishte i sëmurë, ISIS nuk e lejoi të kthehej në Kosovë (Video)

Valon Çukofci (28) nga fshati Cërnillë i Ferizajt i ishte bashkuar ISIS-it tre vjet më parë ndërsa gjeti vdekjen të enjten e javës së kaluar.

Familjarët e tij nuk kanë thënë se lajmin për vdekjen e Valonit iu erdhi të premten dhe për të tashmë e kanë hapur edhe të pamën në shtëpinë e tyre.

Sipas Bedri Elezit, drejtor i  Institutit të Kosovës për Studime ndërkombëtare, besohet se Çukofci në Siri edhe është martuar e ka fëmijë.

Ndërsa para disa muajsh ai kishte kërkuar të kthehej në Kosovë me arsyetimin se po vuan nga shëndeti i ligë, por një gjë e tillë i është mohuar nga ISIS.

Edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë kanë pranuar informacion se Çukofci është vrarë në Siri.

Thonë se ai atje kishte shkuar në vitin 2014.

https://www.youtube.com/watch?v=AZyc-WKZXjk

Exit mobile version