Site icon Telegrafi

Ferizaj zyrtarisht shndërrohet në shoqëri aksionare

Ferizaj ka marrë një lajm të mirë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pasi klubi është licencuar si Shoqëri Aksionare.

Klubi është shndërruar në shoqëri aksionare nga OJQ që ishte më parë.

Investitorët e huaj nga Anglia do të kenë 51% të aksioneve, ndërsa ata vendorë mbajnë 49%.

Klubi ka filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe ditë më parë ka emëruar trajner Bekim Isufin.

Ky i fundit do të debutojë të dielën ndaj ish skuadrës së tij Dritës.

Lajmi për regjistrimin e klubit është zyrtarizuar edhe nga faqja zyrtare.

Ferizaj e mbylli edicionin e shkuar në vendin e pestë. /Telegrafi/

Exit mobile version