Në vazhdën e dezinfektimit të institucioneve publike e shëndetësore, sot janë dezinfektuar hapësirat e punës së Qendrës Rajonale për rajonin e Ferizajt të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ferizaj është komuna e dytë në vend për nga numri i personave të prekurve me coronavirus, përkatësisht 57, prej tyre një i vdekur.
Në nivel vendi janë konfirmuar 387 raste me koronavirus, prej tyre 66 të shëruar dhe 9 të vdekur.