Ditë më parë njoftuan për largimin e tyre, por pas negociatave të reja kanë arritur marrëveshje të re.
Fjala është për skuadrën e rikthyer në elitë FC Ferizaj, që ka vazhduar bashkëpunimin me dy yjet e skuadrës, Dardan Çerkinin dhe Egzon Shabanin.
Të dy futbollistët kanë dhënë kontribut të madh në edicionin e fundit për rikthimin e Ferizajt në elitën e futbollit kosovar.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se Shabani dhe Çerkini janë konfirmuar për edicionin e ardhshëm dhe do të jenë nën urdhrat e trajnerit Arbnor Morina.
“Egzon Shabani dhe Dardan Çerkini vazhdojnë kontratën për një vit me FC Ferizaj. Sot klubi ynë pas negociatave me dy lojtarët, ata kanë pranuar ofertën që klubi ju ka ofruar dhe kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon me mbrojtësin Dardan Çerkini dhe me mesfushorin Egzon Shabani”, ka shkruar faqja zyrtare e Ferizajt.
Ferizaj është ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve pasi kanë rikthyer në skuadër lojtarët si Leotrim Rexhepi, Betim Haxhimusa, Bujar Shabani e Astrit Fazliu. /Telegrafi/