Site icon Telegrafi

Ferizaj, u lëndua pasi ndezi aksidentalisht bombolën e gazit

Një person është lënduar në Ferizaj, pasi që aksidentalisht ndezi bombolën e gazit.

Kështu ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka. Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version