Telegrafi

Fitore e madhe e Ferizajt te KEK-u, siguron mbijetesën në Superligë

Ferizaji ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në këtë kampionat.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka triumfuar në udhëtim te KEK-u me rezultat të thellë 2-5.

Me këtë triumf Ferizaji edhe zyrtarisht ka siguruar qëndrimin në Superligë edhe për një edicion tjetër.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ku për mysafirët realizoi Dardan Çerkini ndërsa për KEK-un rezultatin e barazoi Isa Eminhaziri.

Ermal Krasniqi e kaloi Ferizajn në epërsi me të filluar pjesa e dytë, para se të barazonte Vitia i vendasve.

Blerton Mehmeti, Qëndrim Dautaj dhe Ylber Luma realizon tre golat tjerë për Ferizajn për fitoren 2-5.

Me këtë triumf Ferizaj ka siguruar edhe zyrtarisht mbetjen në elitë pa pasur nevojë të luaj në barazh.

Bardhekaltërtit aktualisht zënë pozitën e pestë në tabelë me 43 pikë, derisa KEK-u mbetet e fundit me vetëm një pikë pas 32 takimeve. /Telegrafi/