Telegrafi

Ferizaj do tri pikë të mëdha ndaj Drenicës, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Ujqit” janë nikoqir të “Shqiponjave të Zeza” në ndeshjen e ‘mbijetesës’ që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Ferizaj me fillim nga ora 15:00.

Vendasit e Andrej Panadic vijnë nga tri humbje radhazi dhe duan t’i kthehen fitores pasi synojnë t’i ikën pozitës që i rrëzon nga kategoria dhe të mbesin së paku në atë pozitën e barazhit.

Në anën tjetër, ekipi i Bledar Devollit vjen nga një formë e tmerrshme me tetë humbje radhazi dhe ka ‘trenin e fundit’ pasi një humbje këtu mund t’i dërgoj edhe matematikisht në Ligën e Parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ferizaj: Bajraktari; Gligorov, Halili, Bardhi, Avdulli; Shabani, Ramusa, Islami; Krasniqi; Sadriu, Panadic; 

Drenica: Gjoka; Bejta, Hoti, Kuka; Lushtaku, Thaqi, Hussein, Dervishaj, Veliqi; Mëziu, Zeka; 

/Telegrafi/