Ekipi i udhëhequr nga Bylbyl Sokoli synon tre pikë nga ky takim, të cilat do ta mbanin edhe më tej në garë për titullin e kampionit.
Kurse, Drita me trajnerin e ri, Arbnor Morinën, synojnë që nga Ferizaj të kthehen të pamposhtur.
Ferizaj gjendet në vendin e katërtë në tabelë me 22 pikë të tubuara, gjashtë më pak sesa lideri Llamkos Kosova, e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Kurse, Drita është e teta me 16-të pikë të tubuara. /Express/Telegrafi/