Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 31-të përmes Qëndrim Dautajt, që shënoi nga distanca. Katër minuta më vonë, Astrit Fazliu e ngriti epërsinë e vendësve pasi mori një top të mirë nga Taulant Dajaku.
Ndërkaq, Mentor Zhdrella një minutë pa përfunduar takimi e ngushtoi rezultatin. Golin e qetësisë për ferizajasit e shënoi Shkumbin Salihu, raporton Express.
Bardh e zinjtë luajtën në 15 minutat e fundit me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Përparim Islamit, që ndërhyri keq ndaj Dardan Çerkinit.
Tabela:
1. Trepça ’89 4 pikë
2. Besa 4 pikë
3. Hajvalia 3 pikë
4. Ferizaj 3 pikë
5. Hysi 3 pikë
6. Prishtina 3 pikë
7. Drenica 3 pikë
8. Ferronikeli 3 pikë
9. Drita 2 pikë
10. Llamkos Kosova 2 pikë
11. Fushë Kosova 1 pikë
12. Trepça 1 pikë
/Telegrafi/