Skuadra vendëse është dashur të priste deri në minutën e 59-të, kur e gjeti golin e parë përmes Salihut, që shënoi nga afërsia.
Pas vetëm gjashtë minutash (65’), Astrit Fazliu e shënoi golin e qetësisë për ekipin e Bylbyl Sokolit, për t’ia sjell tri pikë të reja skuadrës së rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra mysafire e kishte një mundësi të mirë për ta ngushtuar rezultatin në minutën e 74-t kur Visar Zogiani e shpërdoroi një penallti, pasi gjuajti mbi portë.
Atë që nuk e bëri nga pika e bardhë, Zogiani e bëri në minutën e fundit të takimit duke e shënuar një gol të bukur, por që ishte i pamjaftueshëm për mysafirët.
Duhet cekur se nga minuta e 40-të, të dyja skuadrat luajtën me nga një lojtar më pak kur pas një kacafytjeje, Erdin Hashani i vendësve dhe Dardan Jashari i mysafirëve, u ndëshkuan me kartonë të kuq. /Express/Telegrafi/