Site icon Telegrafi

Ferizaj shënon Ditën e Tokës, qeverisja e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorë të drejtorive komunale kanë mbjellë drunjë dekorativ dhe lule në sheshin ‘Adem Jashari’.

Kryetari Aliu, tha se me angazhimin e inspektoratit po bëhet një punë e madhe për mbrojtjen e mjedisit, duke dënuar ndotësit.

“Sot simbolikisht po e shënojmë Ditën e Tokës dhe ju e dini se ne si qeverisje komunale jemi të përkushtuar që në çdo ditë, praktikisht të shërbejmë për ambientin tonë, për planetin tonë, të shërbejmë për Tokën sepse nuk kemi alternativë tjetër dhe kjo është e vetmja që ne duhet të përkujdesemi. Pra, masat që kemi ndërmarr janë masa çdo ditore dhe të vazhdueshme por ne sot po e shënojmë simbolikisht këtë ditë me disa nga aktivitetet, mbollëm disa drunjë poashtu mbollëm edhe lule”, ka deklaruar Aliu, transmeton Telegrafi.

Ai, shtoi se do të vazhdojnë me aksione edhe në pjesët tjera të Ferizajt, jo vetëm në qendër të qytetet.

“Ajo që është më e veçanta është se jemi duke shtuar, respektivisht intensifikuar aktivitetet sa i përket mbrojtjes së mjedisit. Pra përveç mbjelljes së drunjve, luleve dhe vendosjes së konteinerëve të vegjël në hapësirat e sheshit të qytetit, jemi duke marr masa edhe për mbrojtjen e ambientit me veprimet e Inspektoratit të Komunës, çdo ditë e më tepër jemi duke shpërndarë gjoba mandatore, e gjithë kjo jo me dëshirën, jo me vullnetin tonë, por jemi duke e parë si diçka të domosdoshme si veprim, i imponuar për faktin se gjithnjë e më shumë jemi duke pasur keqbërës, mos respektues të mjedisit dhe duke e respektuar ne atë që ofron legjislacioni, kemi vënë në veprim inspektoratin dhe ai tashmë është duke ndërmarr veprimet e duhura” tha Agim Aliu. /Telegrafi/

Exit mobile version