Site icon Telegrafi

Ferizaj shënoi 50 vjetorin e demonstratave të 68-ës

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se Ferizaj shënoi sot 50 vjetorin e demonstratave të 68-tës.

“Ferizaj shënoi 50 vjetorin e Demonstratave të ’68-tës. Ndonëse qytet i ri, ka histori të bujshme guximi e trimërie për të shembur themelet e tiranisë. Një ndër to është edhe kjo ngjarje, kthesë e padyshimtë e historisë sonë kombëtare”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai më tej theksoi se Ismet Ramadani me shoqërinë e idealit janë faqe e ndritur e historisë së qytetit tonë.

“Përkulje e nderim përpjekjeve shumë shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi! Lavdi!”, tha Aliu. /Telegrafi/

Exit mobile version