Site icon Telegrafi

Ferizaj propozon të izolohen disa fshatra ku janë identifikuar të infektuarit

Pas konfirmimit të mbrëmshëm të 18 rasteve të prekur me COVID-19 në Ferizaj, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu mblodhi shtabin emergjent, ku u diskutuan hapat që do të ndërmerren pas situatës së re të krijuar me paraqitjen e rasteve dyshifrore me të infektuar me CoronaVirus në Ferizaj.

Komuna e Ferizajt nëpërmejt një njoftimi thotë se nga takimi doli rekomandimi që t’i propozohet Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, të vendoset masa e izolimit në vendbanimet ku janë identifikuar të infektuarit, përkatësisht në fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Lagja Topojani në fshatin Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare.

“Gjithashtu, mjekëve e infermierëve por edhe punonjësve të tjerë në shërbim këto ditë do t’i dyfishohet mbështetja me pajisje e materiale mbrojtëse. Bëhet e ditur se vazhdimisht po përditësohet lista e kontakteve të personave të infektuarve. Nga informatat që disponojnë organet gjegjëse janë afro 70 raste kontakti që janë identifikuar, të cilave do t’i merren mostrat për testin e COVID-19”, thuhet në njoftimin e komunës, ku apelohet te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, si dhe të shtojnë kujdesin për veten dhe familjen.

Exit mobile version