Telegrafi

Ferizaj prezanton portierin Marko Jovanovski

Ferizaj ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Ashtu siç ka paralajmëruar Telegrafi, Ferizaj ka prezantuar portierin maqedonas, Marko Jovanovski.

Klubi bardhekaltër ka marrë portierin veteran i cili prej vitesh është ndër më të dalluarit në kampionatin maqedonas.

34-vjeçari shihet si një ndihmë e madhe për Ferizajn në arritjen e objektivave që është për të mbetur në elitë.

“Për mua është kënaqësi që do jem pjesë e klubit të Ferizajt. Para se të vija, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për organizimin e klubit dhe se padyshim me njerëz profesionist e me motiv për punë, ne do të arrijmë objektivat tona”.

“Ju premtoj që në secilën ndeshje do të jap 100 për qind nga vetja ime”, është shprehur Marko Jovanovski.

Për Ferizajn, Jovanovski është transferimi i katërt në afatin dimëror, pasi më parë kanë nënshkruar edhe me Qlirim Avdulin, Jasmin Mecinovic si dhe Besar Isenin. /Telegrafi/